“Fitore historike”, Netanyahu pas armëpushimit: Izraeli nuk ka patur kurrë një mik më të mirë se Trump në Shtëpinë e Bardhë

“Fitore historike”, Netanyahu pas armëpushimit: Izraeli nuk ka patur kurrë një mik më të mirë se Trump në Shtëpinë e Bardhë

Në një mesazh të ri televiziv drejtuar popullit izraelit, kryeministri Benjamin Netanyahu i përshkroi zhvillimet e fundit si një “fitore historike”, duke pretenduar se është një sukses që “do të skalitet për breza me radhë”. Në të njëjtin mesazh, Netanyahu nuk harroi të lavdëronte presidentin e SHBA-së, Donald Trump, duke thënë se “Izraeli nuk ka pasur kurrë një mik më të mirë në Shtëpinë e Bardhë”. Kryeministri izraelit u kthye gjithashtu kundër “boshtit iranian”, duke theksuar se fushata e Izraelit “duhet të përfundojë”, me qëllimin e qartë të disfatës së plotë të Hamasit dhe kthimit të të gjithë pengjeve izraelite...
Burimi: Top-Channel.tv