Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Fitore e madhe e Egnatias në transfertë, kampionët në fuqi mposhtin Dinamon e Minskut
Egnatia ka mposhtur Dinamon e Minskut me rezultatin 2-0 në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për turin e dytë të Ligës së Konferencës Ndeshja u vendos nga golat e Lushkjes dhe Bakajokos. Kampionët e Shqipërisë patën mundësi për të shënuar edhe më tepër gola, ndërsa Dinamo e Minskut në anën tjetër nuk bëri asgjë për të merituar më tepër. Tashmë, Egnatia ka hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit, që do ishte i pari në historinë e klubit.