Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Fitore dërrmuese”/ Kryeministri hungarez uron Ramën pas zgjedhjeve të 11 majit: Mezi pres të shihemi këtë të premte në Tiranë
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka uruar homologun e tij, Edi Rama, për fitoren e thellë në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 11 maj. Përmes një postimi në platformën “X” (ish-Twitter), Orban e cilësoi rezultatin si një “fitore dërrmuese”, ndërsa shprehu entuziazmin për takimin me Ramën këtë të premte në Tiranë, ku do të mbahet Samiti i radhës i Komunitetit Politik Europian (EPC). “Urime Kryeministrit Edi Rama për fitoren e tij dërrmuese në zgjedhjet parlamentare shqiptare. I dashur Edi, mezi pres t’ju shoh këtë të premte në Tiranë në atë që mund të rezultojë të jetë një Samit historik të Komunitetit Politik Europian (EPC)”, shkroi Orban. Congratulations to Prime Minister @ediramaal on his landslide victory in the Albanian parliamentary elections.Dear Edi, looking forward to seeing...