Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Fitoi miliarda nga pandemia e koronavirusit, Vasil Llajo bën “katharsis” për zgjedhje: Tani punoj për njerëzit!
👁4902
Vasil Llajo TIRANË- “Veprën nuk e bëj as për vete, as për fëmijët e mi, por pikërisht për njerëzit”. Me këtë shprehje “alla-Prometeu” e përshkroi veten Vasil Llajo, pronari i laboratorëve “Intermedica”, njeriu që është akuzuar më së shumti publikisht se ka abuzuar në qindra mijëra euro me çmimet e testeve të Covid-it dhe që tashmë kërkon votat e qytetarëve, si pjesë e listës së hapur të kandidatëve për deputetë të kryeministrit Edi Rama, në Sarandë. Llajo u prezantua nga modertorja Grida Duma në “Top Story” të martën e kësaj jave të fundit elektorale si një “politikan i ri”, pavarësisht...