“Fito” del para drejtësisë amerikane, ekstradohet lideri famëkeq nga Ekuadori

“Fito” del para drejtësisë amerikane, ekstradohet lideri famëkeq nga Ekuadori

Adolfo Macías Villamar, i njohur si “Fito”, një nga figurat më të fuqishme të krimit të organizuar në Ekuador, është ekstraduar në Shtetet e Bashkuara ku pritet të përballet me akuza të rënda për trafik ndërkombëtar droge dhe armësh. Macías, i cili drejtonte bandën famëkeqe Los Choneros, u rikap në qershor pasi kishte arritur të arratisej nga një burg i sigurisë së lartë ku po vuante një dënim me 34 vite burg për një sërë krimesh të rënda. Ai ishte në kërkim për më shumë se një vit. Sipas autoriteteve amerikane, ai pritet të dalë të hënën përpara një gjykate...
Burimi: Top-Channel.tv