Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Firmoset marrëveshja me BE për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë
👁6982
“Vizita e shefes së diplomacisë europiane në Tiranë dhe një hap tjetër i rëndësishëm drejt modernizimit të infrastrukturës tonë”- shkruan kryeministri Rama. U firmos marrëveshja për financimin e projektit strategjik të hekurudhës Durrës – Rrogozhinë, pjesë e Korridorit VIII, një arterie kyçe që do të lidhë Shqipërinë me rrjetin europian të transportit hekurudhor dhe do të forcojë më tej rolin e vendit tonë si një nyje lidhëse në rajon. Ndërkohë po punohet për mbarimin e hekurudhës Tiranë-Durrës.