Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Firmosa nën presionin e Ajolës”/ Mbrojtja e bashkëshortes së Veliajt i përgjigjet ish-drejtoreshës së TKOB: Shpifje! Xoxa nuk ka përfituar nga asnjë fond publik
Ish-drejtoresha e Teatrit të Operas dhe Baletit, Abigeila Voshtina, deklaroi disa ditë më parë para prokurorëve të SPAK se ka firmosur kontrata të paligjshme, me urdhër të Ajola Xoxës. Sipas saj, ‘kontratat e paligjshme’ i firmoste nën presionin e Ajola Xoxës. “Kontratat janë hartuar me kërkesë të Ajola Xoxës, e cila kishte përzgjedhur operatorin dhe kishte përcaktuar shumën. Unë nuk kam pasur asnjë kontakt me përfaqësuesit e shoqërisë ‘Rametal’. Ajola bëri të gjithë diskutimet financiare dhe teknike, duke përdorur një ekonomiste të qendrës ‘Harabel’. Bëhet fjalë për aktivitetin ‘Festivali Ndërkombëtar i Dancit’. Ajola Xoxa kërkoi që një shumë prej 240.000...