“Firmosa nën presionin e Ajolës”/ Bashkëshortja e Veliajt i përgjigjet ish-drejtoreshës së TKOB: Shpifja nuk është informim! Xoxa nuk ka përfituar nga asnjë fond publik

“Firmosa nën presionin e Ajolës”/ Bashkëshortja e Veliajt i përgjigjet ish-drejtoreshës së TKOB: Shpifja nuk është informim! Xoxa nuk ka përfituar nga asnjë fond publik

Deklaratë nga avokatët e Ajola Xoxës: Në vijim të një publikimi të shpërndarë nga disa portale online, ndjejmë detyrimin të reagojmë ndaj një përmbajtjeje manipuluese, të nxjerrë nga konteksti hetimor dhe të ndërtuar mbi deklarata të pjesshme, me qëllim denigrimin e znj. Ajola Xoxa, por edhe pozicionin e saj në një proces juridik. Sqarojmë se as znj. Ajola Xoxa, as ndonjë prej subjekteve juridike që ajo administron, nuk kanë përfituar asnjë fond publik nga aktiviteti kulturor që përmendet në deklaratën e Znj. Abigeila Voshtina. Nuk ekziston asnjë marrëdhënie financiare apo institucionale ndërmjet tyre dhe ndonjë institucioni shtetëror sa i përket...