FINANCIAL TIMES: PROTESTAT S’E LËKUNDIN RAMEN, OPOZITA E PABESUESHME, RRUGA DREJT BE-SE VAZHDON
Liderët evropianë diskutuan këtë javë në Bruksel për zgjerimin e Bashkimit Evropian, një proces që prej vitesh e mban Ballkanin Perëndimor në pritje të një perspektive konkrete anëtarësimi. Në këtë kontekst, Shqipëria ka shënuar përparim në negociatat e anëtarësimit, duke mbyllur disa kapituj të procesit dhe duke iu afruar një prej etapave të rëndësishme të vlerësimit të shtetit të së drejtës, të njohur si IBAR. Sipas një analize të publikuar nga Financial Times, protestat e fundit përbëjnë sfidën më të madhe me të cilën është përballur kryeministri Edi Rama gjatë 13 viteve në pushtet. Megjithatë, sipas Mario Bikarskit, analist i lartë në kompaninë e inteligjencës së rrezikut Verisk Maplecroft, ato nuk pritet të ndryshojnë pozitat e kryeministrit dhe as të pengojnë procesin e integrimit evropian...
Burimi:
ntv.al