Financial Times: Agjentët rusë po përgatisin operacione të dhunshme në Europë, në shënjestër drejtuesit e kompanive

Financial Times: Agjentët rusë po përgatisin operacione të dhunshme në Europë, në shënjestër drejtuesit e kompanive

Kompanitë europiane të industrisë së mbrojtjes po forcojnë masat e sigurisë për drejtuesit e tyre të lartë, pas paralajmërimeve të shërbimeve të inteligjencës se Rusia është duke shënjestruar individët që drejtojnë firma të përfshira në mbështetjen ushtarake të Ukrainës. Kërcënimi nuk prek vetëm prodhuesit e mëdhenj të armatimeve, por edhe ndërmarrjet më të vogla që prodhojnë dronë dhe përbërës të ndryshëm, duke rritur kostot e sigurisë në të gjithë sektorin. Sipas Financial Times, zyrtarë nga pesë agjenci europiane të inteligjencës e kanë pohuar se operativët e Kremlinit po përqendrohen gjithnjë e më shumë te drejtorët ekzekutivë dhe drejtuesit e tjerë të kompanive të mbrojtjes. Këto veprime konsiderohen pjesë e zgjerimit të fushatës ruse të sabotimit dhe operacioneve të tjera hibride në kontinentin e vjetër. Ligjvënësit...