Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Finalizohet operacioni policor “Operacionalja 54”/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar arrestohet 41-vjeçari në Tiranë
Finalizohet një tjetër operacion nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar. 41-vjeçari kërkohej nga autoritetet austriake, për disa vepra të rënda penale. Operacioni policor i koduar “Operacionalja 54” vë në pranga një 41-vjeçar nga Maqedonia e Veriut. Strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, finalizuan operacionin e radhës të koduar “Operacionalja 54”. Në kuadër të këtij operacioni, në Tiranë, u bë e mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit M. A., 41 vjeç, lindur dhe banues në...