Finalizohet operacioni “Dozat”, arrestohet 28-vjeçari në Bilisht që shpërndante drogë

Finalizohet operacioni “Dozat”, arrestohet 28-vjeçari në Bilisht që shpërndante drogë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Dozat”, goditet një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike në doza. Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi E. M., 28 vjeç, banues në Bilisht, i cili shiste lëndë narkotike të dyshuar kanabis, në doza në qytetin e Bilishtit. Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. B., 22 vjeç, banues në Hoçisht, Devoll, pasi dyshohet se kishte blerë një sasi kanabisi nga 28-vjeçari. Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e prova materiale dhjetëra doza kanabisi të ndara gati për shitje, një sasi kanabisi në formë boçe, 2 peshore elektronike...
Burimi: Top-Channel.tv