“Finalen e Stambollit e përjetova shumë keq për një vit, po e them sinqerisht”

“Finalen e Stambollit e përjetova shumë keq për një vit, po e them sinqerisht”

Gjatë një interviste për “Gazzetta dello Sport”, sulmuesi i Napolit, Romelu Lukaku, ka kujtuar finalen e humbur të Ligës së Kampionëve në Stamboll me Interin: “E kam përjetuar shumë keq për një vit, po e them sinqerisht. E pashë se si shkuan gjërat…, nuk munda t’i thoja gjërat e mia (për Interin). I lashë njerëzit të flisnin, sepse unë nuk jam nga ata që pëlqej të flas në media dhe të sulmoj. Më mirë reagoj në fushë. Tani shikojmë përpara, jemi sërish në Champions, le të argëtohemi”. Çfarë të ka mërzitur pas Stambollit?Ti shihja disa gjëra, por nëse njerëzit nuk e dinë të vërtetën, është tjetër histori. Nuk mund ta kuptojnë pse i kam marrë disa vendime… Në karrierën time, sa herë kam thënë të...