Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
“Final Four”/ Përcaktohet ndarja e tribunave për finalen e madhe të 12 majit, Vllaznia – Egnatia
👁13260
Vllaznia – Egnatia është finalja e madhe e këtij sezoni në kampionatin “Abissnet Superiore”, e cila do të luhet të hënën, më 12 maj, në orën 20:00, në stadiumin “Arena Kombëtare”. FSHF si organizatore e ndeshjeve të Final Four, ka përcaktuar edhe ndarjen e tribunave për tifozët në finalen e madhe të 12 majit, Vllaznia – Egnatia. Në sektorin N do të vendosen tifozët e Vllaznisë, ndërsa sektori S do të jetë i rezervuar për tifozët e Egnatias. Në tribunën kryesore, sektorët W101, W102 dhe W103 do të jenë në dispozicion të tifozëve të Vllaznisë, ndërsa në sektorët W105, W106...