Filtër fiskal dhe regjistër elektronik për koncesionet/ Qeveria, gati ndryshimet në ligjin për PPP-të

Filtër fiskal dhe regjistër elektronik për koncesionet/ Qeveria, gati ndryshimet në ligjin për PPP-të

Qeveria ka prezantuar një projektligj të ri për koncesionet dhe Partneritetin Publik-Privat, që synon të forcojë transparencën dhe mbikëqyrjen në menaxhimin e projekteve publike me kapital privat. Drafti i ri përcakton rregulla të qarta për planifikimin, dhënien dhe kontrollin e kontratave koncesionare, duke vendosur një filtër paraprak për çdo projekt dhe raportime të detyrueshme tremujore. “Ministria përgjegjëse për financat vepron si ‘rojtar fiskal’. Ajo miraton paraprakisht çdo studim fizibiliteti dhe projekt-kontratë, rivlerëson transferimet apo ndryshimet kontraktore, kërkon raporte tremujore monitorimi dhe përgatit raportin vjetor të portofolit PPP, i cili bashkëngjitet në raportin e zbatimit të buxhetit të shtetit. Ministria ka...
Burimi: Javanews.al