Filmi shqiptar “Burri i Shtëpisë” premierë botërore në Sarajevë

Filmi shqiptar “Burri i Shtëpisë” premierë botërore në Sarajevë

Filmi artistik me metrazh të gjatë “Burri i Shtëpisë” (“Man of the House”), me regji dhe skenar të Andamion Murataj, do të ketë premierën botërore në programin zyrtar të konkurrimit të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Sarajevë. Lajmi është bërë i ditur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, e cila gjithashtu ka mbështetur financiarisht këtë projekt kinematografik.Filmi, me një kohëzgjatje prej 110 minutash, trajton historinë e Franit, një personazh kompleks, lindur si grua, por që për shkak të rrethanave zgjedh të jetojë si burrë, duke marrë rolin tradicional të “burrneshës”. Në përpjekje për t’i ofruar dashurinë e munguar një mbese të vogël, Fran duhet të përballet me një vendim të dhimbshëm: të mbrojë identitetin e saj të ndërtuar me vite, apo të heqë dorë nga ai...