Filmi i animuar “Uta në Sharr” shfaqet në Prishtinë dhe Prizren
Filmi i shkurtë i animuar “Uta në Sharr”, një udhëtim që lindi nga libri me të njëjtin titull, do të shfaqet me 22 shtator në Kino ARMATA dhe me 23 shtator në Dokukino në Prishtinë, në orarin 17:30, 18:00 dhe 18:30. Fëmijët e shkollave, kopshteve dhe institucioneve të tjera në Komunën e Prizrenit janë të ftuar në shfaqjen e filmit në qytetin e tyre. Hyrja është pa pagesë por për shkak të kërkesës së madhe, duhet të bëhet rezervimi i biletës: https://e.tiks.app/u/utanesharr Filmi i animuar tregon bukuritë natyrore të Kosovës dhe e përdor natyrën si platformë për bashkimin dhe mirëkuptimin e komuniteteve. Të gjithë fëmijët janë të ftuar të udhëtojnë me Utën dhe Deltarin në malet e Sharrit dhe ta zbulojnë këtë botë së bashku, pavarësisht nga komuniteti prej nga vijnë. Filmi zgjatë 10 minuta....
Burimi:
kultplus.com