Filmi ‘Dua’ i Blerta Bashollit fiton çmimin “Antigone d’or” në Montpellier

Filmi ‘Dua’ i Blerta Bashollit fiton çmimin “Antigone d’or” në Montpellier

Filmi “Dua”, me regji të Blerta Bashollit, është vlerësuar me çmimin “Antigone d’or de Montpellier Méditerranée Métropole”, në kuadër të një gare kinematografike me konkurrencë të nivelit të lartë, përcjell KultPlus. Çmimi shoqërohet me një shpërblim financiar prej 15 mijë eurosh, të ndarë nga Montpellier Méditerranée Métropole, prej të cilave 10 mijë euro i takojnë distributorit francez dhe 5 mijë euro regjisores. Në motivacionin e saj, juria e ka cilësuar “Dua”-n si një film që ndërthur tragjedinë me shpresën, duke e vlerësuar si një thirrje prekëse për liri dhe si një rrëfim të fuqishëm të rritjes së një vajze të re në rrethana të tensionuara, në Kosovën e vitit 1992. Në vijim gjeni njoftimin e plotë: “Dua” nga Blerta Basholli – Antigone d’Or e Montpellier...