Filmat më të gjatë të Kinostudios “Shqipëria e Re”, një udhëtim në kujtesën e kinematografisë shqiptare

Filmat më të gjatë të Kinostudios “Shqipëria e Re”, një udhëtim në kujtesën e kinematografisë shqiptare

Trashëgimia e kinematografisë shqiptare ruan edhe kuriozitete që zbulojnë dimensione më pak të njohura të historisë së filmit. Mes tyre janë edhe filmat më të gjatë të prodhuar nga Kinostudio “Shqipëria e Re”, kohëzgjatja e të cilëve varion nga 1 orë e 41 minuta deri në 2 orë e 22 minuta. Këto të dhëna janë sjellë në vëmendje përmes rubrikës “Shifra dhe fakte”, të përgatitur nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit në bashkëpunim me Almanart, e cila synon të prezantojë aspekte interesante të trashëgimisë filmike shqiptare. Përmes kësaj nisme, publiku ftohet të rizbulojë fondin e pasur të filmave të ruajtur në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit, duke u njohur me të dhëna dhe fakte që ndihmojnë në dokumentimin dhe vlerësimin e historisë së kinematografisë vendase....