“Film di Stato”, rrëfimi i një regjimi në dokumentarin e ri të Roland Sejko

“Film di Stato”, rrëfimi i një regjimi në dokumentarin e ri të Roland Sejko

Do të shfaqet në premierë botërore në “Notti Veneziane”, seksion i realizuar nga “Giornate degli Autori” në bashkëpunim me “Isola Edipo”, dokumentari i ri “Film di Stato” i Roland Sejkos (Anija – La nave, çmimi David di Donatello për dokumentarin më të mirë; La macchina delle immagini di Alfredo C., çmimi Nastro d’argento për dokufilmin më të mirë), prodhuar dhe shpërndarë nga Luce Cinecittà.Filmi është një zhytje vizuale brenda një diktature, asaj shqiptare nga fundi i Luftës së Dytë Botërore deri në vitin 1990. Një vend dhe një kohë që janë ndërlidhur me jetën dhe emrin e një njeriu të...