Filharmonia e Kosovës hap sezonin e ri me “The Planets”

Filharmonia e Kosovës hap sezonin e ri me “The Planets”

22 September, 2026 - 11:00 Filharmonia e Kosovës do ta hapë sezonin 2026/2027 më 25 shtator me veprën “The Planets” të Gustav Holstit, me pjesëmarrjen e 110 muzikantëve. Në koncert do të marrin pjesë Orkestra e Filharmonisë së Kosovës në një format të zgjeruar, së bashku me instrumentistë mysafirë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Gjermania dhe Holanda, si dhe Kori i Grave të Filharmonisë së Kosovës. Në skenë do të drejtojë dirigjenti Gregory Charette, i cili është njëherësh dirigjenti kryesor mysafir i sezonit 2026/2027. “110 muzikantë. Shtatë planete. Një përjetim muzikor që nuk duhet ta humbisni”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit. Koncerti do të mbahet më 25 shtator, nga ora 19:30, në Klan Arena në Prishtinë./ KultPlus.com