Filharmonia e Kosovës duartrokitet në Krakov, muzika bashkon Kosovën dhe Poloninë
Orkestra dhe Kori i Filharmonisë së Kosovës janë pritur me duartrokitje të gjata nga publiku polak, pas një koncerti të suksesshëm në skenën e Filharmonisë së Krakovit, nën drejtimin e dirigjentit Wojciech Czepiel. Koncerti u realizua në bashkëpunim me Filharmoninë e Krakovit dhe Institutin e Dialogut Ndërkulturor “Papa Gjon Pali II” në Krakov, duke shënuar një tjetër pikë të rëndësishme në bashkëpunimin kulturor ndërmjet Kosovës dhe Polonisë. Në këtë mbrëmje muzikore u paraqitën edhe solistët Joanna Konarzewska në violinë, Adelina Pajoja në soprano, Ivana Hoxha në mezzosoprano, Piotr Kalina në tenor dhe Arkadiusz Jakus në bas-bariton, të cilët së bashku me orkestrën, korin dhe dirigjentin u vlerësuan nga publiku për interpretimin e tyre. Programi ndërthuri trashëgiminë muzikore polake me krijimtarinë e kompozitorëve shqiptarë nga Kosova....
Burimi:
kultplus.com