Burimi:
Top-Channel.tv

Fiks Fare/ “4500 euro për letra në Sllovaki”, qytetari denoncon mashtrimin: As vizë, as punë dhe s’na kthen paratë!
👁7512
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së premtes një tjetër rast mashtrimi për letra në vendet e Bashkimit Europian. Një qytetar u ankua në emisionin investigativ se në vitin 2024 ka kontaktuar me një person që nxirrte viza pune për në Sllovaki. Ai thotë se e ka rekomanduar një shoku i tij. “E kontaktova shok pak shoku, numër pas numër. Më thanë se nxirrte letra sllovake. Quhej Elton Musaj dhe ishte me origjinë nga Berati” thotë qytetari. Më tej shton se, ky person u ka thënë se duhet të paguanin fillimisht nga 1500 euro për person. “Jemi 3 shokë që kemi...