Figura e gruas dhe zakoneve shqiptare, midis spektaklit dhe sakrificës, në romanin e Pashko Vasës, “Bardha e Temalit”
Romani “Bardha e Temalit” i Pashko Vasës, është një vepër e rrallë dhe e rëndësishme në letërsinë shqiptare, jo vetëm për vlerat artistike, por edhe për rolin e saj në afirmimin e identitetit kulturor shqiptar në Europë. Pashko Vasa (Albanus Albano) e shkroi romanin në gjuhën frënge, me titullin “Bardha de Témal”, Scènes de la vie albanaise, botuar në Paris më 1890 nga shtëpia botuese Albert Savine. Vepra u shkrua në një kohë kur Europa kishte interes për “eksotikën” e Ballkanit, dhe Vasa Pash Shkodrani e përdori këtë dritare për të prezantuar zakonet, ndjenjat dhe sfidat e shqiptarëve. Romani përshkruan një histori dashurie tragjike mes Bardhës, një vajze qytetare nga Shkodra, dhe Lulit, një bajraktar nga Temali. Konflikti lind nga përplasja e zakoneve malësore me...
Burimi:
kultplus.com