Ilir Sefaj: Vargu i Donika Dabishevcit si manifest poetik për dinjitetin e grave

Ilir Sefaj: Vargu i Donika Dabishevcit si manifest poetik për dinjitetin e grave

Edhe pse analiza e poezisë ka qenë fushë e interesimeve të mia në pasionin tim për letërsinë, në “përpjekjet” e mia në fushën e kritikës, mbase është hera e parë që trajtoj një poezi si të vetme (të veçuar nga libri-përmbledhja) dhe kjo jo pa shkas. Lexuesi ynë e njeh Donika Dabishevcin si grua të zonjën, përvoja profesionale e së cilës përfshin një gamë të gjerë interesimesh, ndërkaq vokacion i saj pa dyshim është poezia: vargu i goditur, sa i drejtpërdrejtë aq edhe i figurshëm, por që përherë mbart një mesazh të fuqishëm. Nga Ilir Sefaj Figura e gruas është ndër temat më intriguese në krijimtarinë letrare dhe jo vetëm. Duke qenë “baza e shoqërisë njerëzore” (S.Frashëri), gruaja zë vend të rëndësishëm në letërsinë botërore,...