Kosova ndër vendet me vlerësimin më të lartë në Evropë për sigurinë dhe rendin

Kosova ndër vendet me vlerësimin më të lartë në Evropë për sigurinë dhe rendin

19 November, 2026 - 12:30 Kosova është renditur në mesin e vendeve me rezultatin më të lartë në Evropë në Indeksin e Ligjit dhe Rendit për vitin 2026, të publikuar nga organizata ndërkombëtare Gallup, transmeton albinfo.ch. Sipas raportit, Kosova ka grumbulluar 90 pikë nga 100 të mundshme, duke u pozicionuar në vendin e 14-të në renditjen globale. Në nivel evropian, Kosova bën pjesë në pesë vendet me rezultatin më të lartë, krahas Zvicrës, Lituanisë dhe Norvegjisë.