Zake Prelvukaj sjell ekspozitën “Gjaaamë” për gruan

Zake Prelvukaj sjell ekspozitën “Gjaaamë” për gruan

19 November, 2026 - 13:00 “Gjaaamë” është ekspozita e radhës e artistes së mirënjohur Zake Prelvukaj, ekspozitë thirrje për mbrojtjen e grave në Kosovë, të cilat nuk janë të sigurta brenda mureve të shtëpive të tyre, shkruan KultPlus.  Kjo ekspozitë vjen në bashkëpunim mes artistes Prelvukaj dhe drejtoreshës së KultPlus, Ardianë Pajaziti, të cilat sjellin këtë ekspozitë për vetëdijësimin e shoqërisë, institucioneve dhe të gjithë akterëve që të jenë më të vëmendshëm në mbrojtjen e jetës së gruas.  Në këtë ekspozitë do të shfaqet një vepër e artsites Prelvukaj, sikurse që do të shfaqen citate nga zhvillimet e fundit në Kosovë, dhe nga figura të njohura të grave ndërkombëtare. Poashtu do të prezantohen statistikat e grave të vrara nga pjesëtarë të familjarëve të tyre, dhe...