Kompany para rikthimit në stol: E kalova sëmundjen, tani jam shumë mirë me shëndet
19 Nëntor 2026 14:21 Alfred Lleshi Vincent Kompany do të rikthehet në stol në ndeshjen e Bundesligës kundër Köln, pas shqetësimit shëndetësor që pësoi më 23 tetor. “Ndihem shumë mirë dhe jam i lumtur që jam sërish me skuadrën. Ishte padyshim një përvojë shumë intensive dhe e pazakontë në atë moment. Por, duke e parë tani në retrospektivë, gjithçka shkoi në mënyrë perfekte. Mora menjëherë mbështetje nga shumë njerëz brenda klubit, por edhe nga mjekët”, – deklaroi trajneri belg për “Sky Sport DE”. Kompany u ndal edhe te momentet kur pati shqetësimin shëndetësor, duke sqaruar se nuk kishte dëgjuar sa duhej sinjalet e trupit: “Duhet të ruash qetësinë, të mos shqetësohesh më shumë seç duhet dhe të presësh rezultatet. U fol shumë për faktin se...
Burimi:
telesport.al