Figo: Barcelona e ka nisur shumë fort sezonin e ri, po fiton dhe luan mjaft mirë
Luis Figo, aktualisht këshilltar i UEFA-s, por gjithmonë i lidhur emocionalisht me Real Madridin, vlerësoi në një intervistë për “Radio Marca” nisjen e shkëlqyer të sezonit nga Barcelona, që ka marrë 21 pikë në 21 të mundshme në La Liga, me 31 gola të shënuar dhe 6 pikë avantazh ndaj Real Madridit: “E ka nisur shumë fort. Po fiton, po luan mirë, po shënon gola”. Megjithatë, ai kujtoi: “Duhet të shohim se si do të zhvillohet sezoni, sepse është shumë i gjatë”. Portugezi vlerësoi edhe nivelin e skuadrave të La Liga-s: “Për futbollin spanjoll, sigurisht që është diçka e mirë”. Figo tha se nuk e kishte parë Atlético Madrid-Real Madrid (2-0), pasi ndodhej në Zyrih, ndërsa nuk deshi të komentonte shumë kritikat e José Mourinhos...
Burimi:
telesport.al