FIFA “masakron” Serbinë, gjobë dhe mbyllje stadiumi, rrezikon edhe ndaj Shqipërisë

FIFA “masakron” Serbinë, gjobë dhe mbyllje stadiumi, rrezikon edhe ndaj Shqipërisë

FIFA nuk fal, dënon jo vetëm Shqipërinë, por edhe Serbinë, duke rrezikuar që sfida e kthimit ndërmjet dy ekipeve përfaqësuese, në program për t’u zhvilluar më 11 tetor në Beograd, të luhet pa tifozë. Me anë të një njoftimi në faqen zyrtare, Federata Serbe ka bërë me dije se sjellja e pa përshtatshme e tifozëve, fyerjet raciste, diskriminuese, gjatë ndeshjes kundër Andorrës, e luajtur më 10 qershor, i ka kushtuar Federatës një gjobë prej 50 mijë frangash zvicerane dhe mbylljen e 15% të stadiumit për takimin e radhës në kualifikueset e Botëror, atë kundër Anglisë më 9 shtator. Federata Serbe...