Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Fieri në ‘lupën’ e SPAK, prokurorët vëzhgojnë zonat zgjedhore të qarkut, ndalesa e parë në Roskovec
👁6649
Top Channel mëson se Fieri është nën monitorimin e SPAK-ut. Pasditen e sotme, prokurori Sotir Kllapi dhe prokurorja Doloreza Musabelliu kanë nisur vëzhgime në disa zona zgjedhore të qarkut. Gazetarja e Top Channel, Kristi Gongo raporton se ndalesat e para janë bërë në Roskovec nën praninë edhe të agjentëve të BKH-së si dhe të oficerëve të policisë së Fierit. Të caktuar për hetimin e krimeve zgjedhore, mësohet se deri tani nuk janë spikatur raste problematike, por procesi do të monitorohet deri në mbyllje të numërimit. Top Channel