Fier – Mbledhje për zhvillimin e zonave malore, nis zbatimi i “Paketa e Maleve”

Fier – Mbledhje për zhvillimin e zonave malore, nis zbatimi i “Paketa e Maleve”

Në kuadër të nismës për zhvillimin e zonave malore, në Bashkinë Fier është zhvilluar një mbledhje e posaçme e komisionit të ngritur për këtë qëllim. Qëllimi kryesor i këtij komisioni është nxitja e investimeve dhe krijimi i mundësive të reja për qytetarët dhe emigrantët, për të kontribuar në zhvillimin e zonave malore, kodrinore dhe ekonomive pyjore të territorit të bashkisë. Në këtë kontekst, është prezantuar edhe “Paketa e Maleve”, një projekt strategjik që synon rigjallërimin e ekonomisë lokale, ruajtjen e peizazhit natyror dhe shndërrimin e zonave malore në pika të forta për zhvillimin e turizmit, agroturizmit dhe bujqësisë së qëndrueshme....
Burimi: Fieriweb.com