Burimi:
Fieriweb.com

Foto © Fieriweb.com
Fier/ Kush janë deputetët socialistë që futen në Kuvend, Ceno Klosi më i votuari, siguron mandat edhe Zegjine Çaushi! PD ligjvënës vetëm nga lista e mbyllur
Në Qarkun e Fierit, Partia Socialiste ruan avantazhin bindës duke siguruar 12 mandate, ndërsa koalicioni i udhëhequr nga Sali Berisha arrin të sigurojë vetëm 4 deputetë nga lista e mbyllur, duke mos përfituar asnjë mandat përmes votave preferenciale.Reklama në FieriWeb PS fut në Kuvend 5 deputetë nga lista e mbyllur, Belinda Balluku, Petrit Malaj, Kiduina Zaka, Erjo Mile dhe Ana Nako. Ndërkohë, nga lista e hapur futen 7 deputetë, 5 burra dhe 2 gra. Sipas votave të numëruara deri më tani, në Kuvend futen Ceno Klosi me 16261, Klevis Jahaj me 12559, Asfloral Haxhiu me 11607 vota, Antoneta Dhima me 6739 vota, Elton Korreshi me 5944 vota, Zegjine Çaushi me 3988 vota dhe Dhimitër Kruti 3621 vota. Në këtë qark do futen vetëm 2 gra nga lista e mbyllur.Reklama në...