Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Fier/ 30-vjeçari abuzon seksualisht me të miturën, nën hetim edhe dy 15-vjeçarë
Shpallet në kërkim një 30-vjeçar pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 13-vjeçare. Gjithashtu policia e Fierit njoftoi se në hetim kanë përfunduar edhe dy 15-vjeçarë, pasi edhe Edhe ata dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me 13-vjeçaren. “U shpall në kërkim shtetasin F. S., 30 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për dy 15-vjeçarë, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare. Punohet për kapjen e 30-vjeçarit”, njoftoi policia.