Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
FIBA nis hetim pas thirrjeve antishqiptare në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë
Federata Ndërkombëtare e Basketbollit tha për Radion Evropa se ka nisur një hetim lidhur me thirrjet antishqiptare që shpërthyen gjatë një ndeshjeje basketbolli mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë gjatë fundjavës. “Në këtë fazë, jemi duke mbledhur raportet dhe deklaratat përkatëse, duke punuar në përputhje të ngushtë me federatat kombëtare të përfshira, si dhe me autoritetet lokale dhe forcat e rendit”, tha FIBA për REL. Sipas politikanëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, në turmën e tifozëve në ndeshjen e fazës së dytë parakualifikuese për Kupën e Botës që do të mbahet në Katar më 2027, janë dëgjuar thirrje si “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur”, “Dhoma gazi për shqiptarët” dhe “Maqedoni e pastër”. FIBA tha se e dënon pa rezerva dhe me vendosmëri gjuhën...