Festivali i Teatrit Shqiptar “MOISIU” hap edicionin e katërt në Shkup

Festivali i Teatrit Shqiptar “MOISIU” hap edicionin e katërt në Shkup

17 November, 2026 - 16:30 Festivali i Teatrit Shqiptar “MOISIU” ka nisur edicionin e katërt në Shkup, me shfaqjen “Drejtësi në Nuremberg”, të Teatrit Kombëtar të Tiranës, me regji të Arben Kumbaros. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Kulturës, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku janë ndarë momente nga hapja e festivalit, i cili mbledh në një skenë teatrore dhe artistë shqiptarë. Deri më 22 nëntor, Teatri Shqiptar në Shkup do të jetë nikoqir i këtij edicioni, duke mirëpritur një program me shfaqje teatrore për publikun. Festivali “MOISIU”, i organizuar në bashkëpunim nga teatrot kombëtare shqiptare, synon të forcojë bashkëpunimin kulturor dhe të krijojë hapësirë të përbashkët për prezantimin e krijimtarisë teatrore shqiptare. Hyrja për publikun është e lirë./KultPlus.com