“Thirrje për paqe” – 100 posterë nga 34 shtete të botës në edicionin e gjashtë të Festivalit Ndërkombëtar të Posterit “Prishtina 2026”

“Thirrje për paqe” – 100 posterë nga 34 shtete të botës në edicionin e gjashtë të Festivalit Ndërkombëtar të Posterit “Prishtina 2026”

Më 19 nëntor 2026, në orën 19:00, në Galerinë e Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës, hapet ekspozita e edicionit të gjashtë të Festivalit Ndërkombëtar të Posterit “Prishtina 2026” (Prishtina International Poster Festival – PIPF), me temën “THIRRJE PËR PAQE / CALL FOR PEACE”. Prishtina do të bëhet sërish pikëtakim i artit të posterit dhe komunikimit vizual ndërkombëtar, duke bashkuar krijues nga kontinente, kultura dhe tradita të ndryshme artistike rreth një mesazhi universal: paqes. Edicioni i sivjetmë sjell 100 posterë të përzgjedhur nga artistë dhe dizajnerë të 34 shteteve të botës, pas një procesi vlerësimi të zhvilluar në dy faza nga parajuria dhe juria kryesore ndërkombëtare.Nga përzgjedhja përfundimtare, 90 posterë i përkasin kategorisë së profesionistëve, ndërsa 10 posterë kategorisë së studentëve dhe entuziastëve, duke...