Kush e zotëron pikturën e Frida Kahlos, Meksika kërkon të hetojë historikun përpara ankandit në Nju Jork

Kush e zotëron pikturën e Frida Kahlos, Meksika kërkon të hetojë historikun përpara ankandit në Nju Jork

Autoritetet meksikane kanë kërkuar dokumentacionin për të verifikuar prejardhjen dhe historikun e pronësisë së pikturës së artistes së njohur, Frida Kahlo, e cila pritet të dalë në ankand nga shtëpia e ankandeve “Christie’s” në Nju Jork, me një vlerë të përllogaritur deri në 3,5 milionë dollarë. Bëhet fjalë për veprën “Congreso de los pueblos por la paz” (Kongresi i popujve për paqen), të realizuar nga Frida Kahlo në tetor të vitit 1952. Në katalogun e shtëpisë së ankandeve “Christie’s”, piktura paraqitet si pronë e një koleksionisti privat, identiteti i të cilit nuk bëhet publik. Vepra pritet të dalë sot në ankand në Nju Jork, me një vlerësim që arrin deri në 3,5 milionë dollarë. Titulli i saj, “Kongresi i popujve për paqen”, lidhet me temën...