Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Festivali i Monodramës “Flas shqip” në Teatrin “Zonja e Bujtinës”! Nis me veprën tragjikomike “I pakalluri i vdekur”
👁7120
“I pakalluri i vdekur” është monodrama tragjikomike, që trajton problemet e individit dhe raporteve të tij me familjen e shoqërinë. I rritur me parime për të qenë i drejtë, protagonisti kupton se këto cilësi i kthehen në fatkeqësi. “Problemet që ka individi, personazhi i paemër i vdekur dhe i ringjallur, ekzistojnë në çdo lloj shoqërie. Në vende si tonat është më e dukshme ku problemet socio-ekonomike e fusin individin në mors dhe nxjerrin nga individi ose më të mirën ose më të keqen”, shprehet aktori Marius Dhrami. Me elementë të fortë të groteskut që thumbojnë realitetin shqiptar, vepra vjen...