Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Festë kuqezi në Maqedoninë e Veriut, Shkëndija shpallet fituese e titullit kampion
👁7106
Sot do të ketë festë kuqezi në Maqedoninë e Veriut. Titulli kampion për edicionin 2024/35 shkon në duart e lojtarëve të Shkëndijës. Skuadra nga Tetova është shpallur kampione 2 javë përpara përfundimit të kampionatit. Fitorja e sotme 2-1 kundër Rabotniçkit i ka siguruar kuqezinjve matematikisht vendin e parë në renditje. Kjo është hera e 5-të në historinë e klubit shqiptar që fiton titullin kampion në Maqedoninë e Veriut. Ndërkohë kampione në fuqi ishte një tjetër skuadër shqiptare, Struga Trim&Lum./Sport Ekspres/