Festa e titullit kampion, Martinez bie nga autobusi, Barcelona raporton për gjendjen e lojtarit

Festa e titullit kampion, Martinez bie nga autobusi, Barcelona raporton për gjendjen e lojtarit

Pas suksesit ndaj Espanjolit, Barcelona ka festuar gjatë në Katalunjë titullin kampion, por një video që ka marrë vëmendjen në orët e fundit tregon një incident që i ka ndodhur një prej lojtarëve të Barcelonës. Inigo Martinez, teksa po qëndronte në autobus duke festuar, është rrëzuar. Për fat të mirë, siç raportojnë mediat spanjolle, lojtari është rrëzuar me shpinë, pasi në rast të kundërt situata mund të kishte qenë më serioze. Klubi katalanas njoftoi se futbollisti është mirë dhe e ka kaluar lehtë këtë incident.
Burimi: Javanews.al