Festa e 1 Majit, Presidenti Begaj mesazh shqiptarëve: Sot nderojmë punën e vështirë e të ndershme

Festa e 1 Majit, Presidenti Begaj mesazh shqiptarëve: Sot nderojmë punën e vështirë e të ndershme

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, sot, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, iu drejtua me një mesazh urimi të gjithë qytetarëve shqiptarë. Përmes një kartoline në profilin zyrtar në facebook, Presidenti i uroi punëtorët për 1 Majin, duke nderuar dinjitetin e punës dhe në veçanti profesionet e vështira. Kreu i Shtetit shprehu ndaj tyre falënderim për kontributin që japin në ekonominë e vendit. “Urimet e mia në këtë 1 Maj për të gjithë njerëzit e punës! Sot ne nderojmë punën e vështirë e të ndershme dhe përkushtimin ndaj saj, nderojmë dinjitetin e punës dhe kontributin që punëtorët kanë në ekonominë shqiptare....
Burimi: Sot.com.al