Ferri mbi tokë në Himarë/ Nufi: Situata totalisht e qetë

Ferri mbi tokë në Himarë/ Nufi: Situata totalisht e qetë

Nga Himara, ku ndoqi përgjatë gjithë kohës situatën e krijuar nga zjarri, Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi, deklaroi se situata është totalisht e qetë dhe nën kontroll. Ministri Nufi bëri edhe një bilanc të forcave të angazhuara në operacionin për shuarjen e flakëve, të cilat përfshinë një sipërfaqe të gjerë natën e mbrëmshme. “Nga Himara një situatë totalisht e qetësuar, një situatë totalisht e menaxhuar. Mbi 170 forca nga Forcat e Armatosura, mbi 300 zjarrfikës, mbi 21 zjarrfikëse kanë qenë në territorin e Himarës. Ndërhyrja nga ajri ka filluar që në orën 6 e gjysmë të mëngjesit”, sqaroi Ministri i Mbrojtjes. Ministri Nufi vlerësoi edhe punën e palodhur të forcave që punuan gjatë gjithë natës. “Është bërë një punë e jashtëzakonshme për të menaxhuar situatën...