Ferrari dhe Lamborghini manovra të rrezikshme në Bypassin e Vlorës, policia ndëshkon shoferët (Video)

Ferrari dhe Lamborghini manovra të rrezikshme në Bypassin e Vlorës, policia ndëshkon shoferët (Video)

Policia e Vlorës ka reaguar pas publikimit të një videoje nga News24 dhe BalkanWeb, ku dy automjete shfaqeshin duke kryer manovra të rrezikshme në aksin rrugor Vlorë–Orikum. Pas verifikimeve të kryera nga Policia Rrugore e qytetit, rezultoi se drejtuesit e dy automjeteve me targa të Maqedonisë së Veriut kishin shkelur disa rregulla të qarkullimit, përfshirë: zhvillimin e garave me shpejtësi të lartë, parakalime të rrezikshme në kthesa, mospërshtatjen e shpejtësisë në zona me fushëpamje të kufizuar, si dhe mosruajtjen e pozicionit në karrexhatë. Në përfundim të procedurave, ndaj secilit prej shoferëve u vendos një masë administrative me vlerë 62,000 lekë,...