Fernando Pessoa: Ndërmjet gjumit tim dhe ëndërrimit
Poezi nga Fernando Pessoa Ndërmjet gjumit tim dhe ëndërrimit,Ndërmjet meje dhe atij brenda mejeQë mendon se jam unë,Një lumë rrjedh pa fund. Në rrugëtimet e tij gjarpëruese,Çfarë bëjnë të gjithë lumenjtë,Ky ka kaluar në brigje të tjera e të ndryshmeNë vendet e largëta. Ka arritur këtu ku jetoj tash,Në shtëpinë ku jam sot.Nëse ndalen në veten time, ai kalon;Nëse zgjohem, ai tashmë veç ka kaluar. Dhe ai që mendoj se jam, që vdesNë atë që më lidh me vetveten,Flen aty ku lumi rrjedh –Ai lumë pa fund. 11 shtator 1933 Përktheu: Fadil Bajraj ObserverKult Lexo edhe: FERNANDO PESSOA: NËSE E KE TË PAMUNDUR TË JETOSH VETËM, KE LINDUR SKLLAV! Je i lirë kur mund të largohesh nga njerëzit, pa qenë i detyruar t’i kërkosh nga...
Burimi:
kultplus.com