Fëmijët si mburoja njerëzore: Kush po paguan për t’i nxjerrë përballë policisë?
Trembëdhjetë. Katërmbëdhjetë. Pesëmbëdhjetë vjeç. Një mëngjes të hëne, ndërkohë që të gjitha shkollat e Tiranës ishin të hapura, fëmijë të këtyre moshave u shfaqën përpara Kryeministrisë në një numër që gazetarët e kësaj redaksie nuk e kishin parë në asnjërën prej ditëve të javës së kaluar. Dje ishin disa. Sot janë shumë. Dhe nuk kanë ardhur me uniformat e shkollës. Kanë ardhur me helmeta, syze mbrojtëse, doreza, kundërgaze dhe mushama, të gjitha të reja, të cilat ua shpërndajnë të rriturit në shesh. Njëra prej këtyre të rriturve madje e ka filmuar veten e veshur ashtu. Arvina Lleshi, një prej folëseve të tribunës së protestës që prej verës, e arrestuar një herë dhe e rikthyer në protestë të nesërmen, një grua që deklaron publikisht se është...
Burimi:
javanews.al