Burimi:
Standard.al

Fëmijët gëzojnë në letër “shëndetësinë falas”, por kostot i paguajnë prindërit
👁3999
Fëmijët gëzojnë në letër “shëndetësinë falas”, por kostot i paguajnë prindërit Pas një liste të gjatë ekzaminimesh të kryera në një klinikë private për vajzën e saj 10-vjeçare, Arsilda kërkon të blejë në farmaci medikamentet që i ka përshkruar mjeku. Me recetën në telefonin e saj, ajo i shpjegon farmacistes se i nevojitet një antibiotik dhe një suplement për të luftuar infeksionin e së bijës. “Vajza trajtohet për streptokok, ka dhimbje kockash, dëmtim, deformim, për këtë duhet mbajtur nën kontroll të vazhdueshëm,” thotë nëna e tre fëmijëve. Arsilda i tha BIRN se të gjitha ekzaminimet në privat, përfshirë edhe medikamentet...