Fëmijë dhe të rritur në spital për shkak të ujit të pijshëm? Reagon ISHP: Rezulton i pastër
Dyshimet për shkakun e helmimit të fëmijëve në Vlorë po orientohen drejt depozitave të ujit dhe sistemeve të furnizimit të brendshëm në pallate Analizat paraprake të kryera nga Drejtoria e Shëndetit Publik kanë ngritur dyshime për ndotje të ujit të ruajtur në depozita, ndërsa mostrat e marra nga rrjeti i Ujësjellësit kanë rezultuar të pastra. Në njoftimin e ISHP-së në Vlorë bëhet e ditur se uji që furnizon banesat përmes bolierëve apo depozitave të vendosura në tarracat e pallateve mund të jetë i ndotur. “Dyshohet se uji që furnizon banesat përmes bolierëve apo depozitave të vendosura në tarracat e pallateve mund të jetë i ndotur. Ndërkohë, sipas rezultateve të analizave, uji që vjen nga rrjeti i Ujësjellësit rezulton i pastër dhe pa shenja ndotjeje”, thuhet...
Burimi:
ntv.al