Federata Serbe me qëndrim zyrtar pas ndeshjes në Tiranë: Faleminderit FSHF-së për mirëpritjen, jo tifozëve

Federata Serbe me qëndrim zyrtar pas ndeshjes në Tiranë: Faleminderit FSHF-së për mirëpritjen, jo tifozëve

Federata Serbe e Futbollit, në një deklaratë zyrtare falenderon Federatën Shqiptare për mirëpritjen, ndërsa sipas tyre, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për tifozët. Serbia barazoi pa gola ndaj Shqipërisë në Tiranë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. “Përpara të vërtetës së shëmtuar, me të cilën u përballën lojtarët tanë në fushë, duam të theksojmë faktin se e gjithë ekspedita e Federatës së Futbollit të Serbisë, që nga minuta e parë deri në minutën e fundit të qëndrimit të tyre në kryeqytetin shqiptar, pati një pritje të jashtëzakonshme nga Federata e Futbollit të Shqipërisë dhe presidenti Armand...
Burimi: Sot.com.al