Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Federata e Futbollit fiton gjyqin për shpifje ndaj gazetës “Tema”
👁10225
16 Qershor 2025 16:37 Telesport Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi sot opinionin publik se Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka pranuar padinë e ngritur ndaj gazetës “Tema” në lidhje me një seri artikujsh shpifës, të publikuar gjatë periudhës 2021–2022. “Me vendim të datës 16 qershor 2025, Gjykata ka urdhëruar fshirjen e menjëhershme nga portali online i kësaj gazete të disa artikujve me përmbajtje të pavërtetë dhe denigruese ndaj institucionit të FSHF-së dhe drejtuesve të saj. Ky vendim përbën një precedent të rëndësishëm në mbrojtje të së vërtetës dhe reputacionit të institucioneve që ushtrojnë funksione publike,...